Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për javën që lamë pas. Në fakt, ka qenë vetëm një vendim, që bën të buzëqeshë Egnatian, pasi është pranuar kërkesa e Aleksit për të konvertuar pjesën e mbetur të dënimit dhe për rrjedhojë kapiteni i rrogozhinasve mund të rikthehet në fushë nëse paguhet detyrimi monetar i vendosur.
Nuk ka patur vendime të tjera në lidhje me ngjarjet e javës që lamë pas në futbollin shqiptar.
“Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,
VENDOSI:
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Albano Aleksi, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.