Një gjykatës në Andorrë ka regjistruar 7 futbollistë, përfshirë Daniel Carvajal dhe David Silva, si të dyshuar për kontrabandë lidhur me blerjen e orëve luksoze. Hetimi, i drejtuar nga magjistrati Juan Carles Moynat, lidhet me transaksione përmes një kompanie në Principatën e Andorrës, e dyshuar për shmangie të tatimeve. Mes të dyshuarve janë edhe Santi Cazorla (Oviedo), Giovani Lo Celso (Betis), Thomas Partey (Villarreal), Cesar Azpilicueta (Sevilla) dhe Joan Bernat (Eibar).
Autoritetet spanjolle u përfshinë për të marrë në pyetje lojtarët “si të dyshuar” mbi blerjen, dorëzimin dhe transportin e orëve. Sipas dokumenteve, ato blenë modele luksoze, kryesisht “Rolex” dhe “Patek Philippe”, përmes një rrjeti që synonte shmangien e TVSH-së. Kryedëshmitari është një sipërmarrës, Diego G.C., në paraburgim që nga viti 2025 për kontrabandë dhe pastrim parash.
Mekanizmi përfshinte transferimin e orëve midis Spanjës dhe Andorrës, duke ndarë fizikisht produktin nga dokumentacioni dhe shmangur deklaratat doganore. Disa herë orët dërgoheshin pa faturë. Shifrat janë të larta: Partey mbi 400 mijë euro për tri ora, Bernat rreth 367 mijë, Silva afërsisht 300 mijë, ndërsa Carvajal bleu një “Rolex Daytona” për 64.800 euro më 2021. Hetimi vazhdon për të sqaruar rolin e futbollistëve, të cilët konsiderohen figura dytësore krahasuar me organizatorët e sistemit.