Saturday, 11. April 2026
Futboll

Barcelona “harron” zhgënjimin ndaj Atletico-s dhe nuk fal në derbin ndaj Espanyol. Dopietë e Ferran Torres (video)

GS 11/04/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka lënë pas zhgënjimin në mesjavë ku u mposht 0-2 nga Atletico Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League. Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Espanyol pas 45 mintuave të para në “Camp Nou”, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në “Camp Nou”.

Vendimtar për pjesën e parë ishin dy golat e Ferran Torres, fillimisht në minutën e 9-të, ku sulmuesi shënoi me kokë, pas krosimit të Lamine Yamal nga këndi.

Në minutën e 25-të, pas një kombinimi perfekt mes Lamine Yamal dhe Ferran Torres, ky i fundit dyfishon shifrat. Ndërsa Lamine Yamal numëron 21 asiste dhe 21 gola deri tani për këtë sezon dhe të mendosh që është vetëm 18 vjeç.

Në minutën e 40-të, Ferran Torres kishte shansin e artë për të kompeltuar tregolshin e tij, por Marko Dmitrovic bëri një super pritje. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.

SHIKOGOLAT

Teilen: