Sunday, 12. April 2026
Futboll

Në rast se nuk vjen Alvarez, Barcelona zgjedh një emër tjetër të frikshëm për sulmin

GS 11/04/2026 2 Min. Lesezeit

Tashmë dihet që objektivi kryesor i merkatos së ardhshme për Barcelonën është transferimi i Julian Alvarez, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit ndaj katalanasve në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League, e cila u fitua 0-2 nga Atletico Madrid.

Megjithatë, transferimi i argjentinasit duket një mision shumë i vështirë për Barcelonën dhe vetë katalanasit janë të vetëdijshëm për këtë gjë, ndaj po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera.

Mediet turke zbulojnë se Barcelona është vënë pas Victor Osimhen, i cili po shkëlqen te Galatasaray këtë sezon, ku ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 29 ndeshje.

Nëse për Julian Alvarez, Barcelona është e detyruar të ofrojë mbi 120 milionë euro, për Osimhen marrëveshja mund të arrihet për shifrën 90-100 milionë euro. Transfeirmi i Alvarez është shumë i komplikuar, duke ditur që Atletico ka reaguar disa herë zyrtarisht duke bërë me dije se sulmuesi i tyre do të largohet vetëm për klauzolën që ka në kontratë prej 500 milionë eurosh.

Në anën tjetër, transferimi i Osimhen nga Galatasaray është më i mundshëm.

Teilen: