Sunday, 12. April 2026
Futboll

Barcelona merr lajmin e mirë nga Franca në lidhje me Ansu Fati. Ka mbetur vetëm një detaj i “vogël” për t’u zgjidhur

GS 11/04/2026 2 Min. Lesezeit

Ansu Fati ka shënuar 9 gola në 25 ndeshje te Monaco, ku është i huauzar nga Barcelona deri në fund të sezonit. Pavarësisht se spanjolli nuk ka treguar ndonjë formë të jashtëzakonshme, te Monaco duket se janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe janë të gatshëm të blejnë kartonin e 23-vjeçarit për 13 milionë euro në fund të sezonit.

“L’Équipe” zbulon se Monaco ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Ansu Fati, i cili po ashtu është i lumtur për aventurën në Ligue 1 dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar.

Sipas raportimit në fjalë, gjëja e vetme që e pengon këtë marrëveshje është paga e lojtarit. Monaco aktualisht e paguan sulmuesin spanjoll 250,000 euro neto në muaj këtë sezon, afërsisht gjysma e asaj që ai fiton te Barcelona. Meqenëse mbulimi i pagës së tij të plotë duket i pamundur, sulmuesi do të duhet të pranojë një ulje page nëse do që të qëndrojë përfundimisht në Principatë.

Gjatë këtyre dy javëve, pritet të ketë një takim ems drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Teilen: