Sunday, 12. April 2026
Sport

“Paris-Roubaix 2026”, fenomeni Pogaćar sfidon kampionin Mathieu van der Poel në “Ferrin e Veriut”

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Dita është sot, momenti është tani! Të gjithë prisnin 12 prillin për të parë në aksion Tadej Pogaćar, i cili i ka vendosur si qëllim vetes për të fituar gjithçka. Dhe për të arritur diçka të tillë duhet që të fitojë një klasike siç është Paris-Roubaix.

Për të bërë të vetën garën që njihet ndryshe si “Ferri i Veriut”, kampioni i botës nga Sllovenia duhet që të sfidojë një ekspert të kësaj gare siç është kampioni në fuqi, Mathieu van der Poel.

Gara e famshme nis nga komuna e Compiègne në 10:50 dhe mbaron në vendin historik Roubaix Velodrome. Nga starti në finish distanca është plot 258.3 kilometra, e cila është e ndarë në 30 sektorë.

Teilen: