Union Berlin ka shkarkuar trajnerin e parë Steffen Baumgart. Ish-trajnerja e ekipit U-19, Marie-Louise Eta, do të marrë drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit.
Drejtuesit e ekipit kryqytetas morën këtë vendim vetëm pak orë pas humbjes 3-1 përballë Heidenheim, i cili ndodhet në fund të tabelës.
Marie-Louise Eta do të jetë gruaja e parë, e cila do të drejtojë një ekip të Bundesligës për meshkuj si trajnere kryesore. Për Etën, e cila mori përsipër ekipin e femrave të Bundesligës së Berlinit, detyra nuk është krejtësisht e re. 34-vjeçarja më parë shërbeu si ndihmëstrajnere për klubin me seli në Köpenick gjatë betejës së tyre për të evituar rënien nga kategoria në maj 2024.
“Jam e kënaqur që Marie-Louise Eta ka pranuar të marrë këtë rol të përkohshëm përpara se të bëhet trajnere kryesore e ekipit të femrave siç është planifikuar këtë verë”, tha Heldt. Vetë Eta shtoi: “Jam e bindur se do të sigurojmë pikët vendimtare me këtë ekip”.