Që prej ditës së djeshme Marash Kumbulla i është bashkuar “Lian Sports Group” të Fali Ramadani-t.
Agjensia, e cila kontrollon kartonin edhe të disa lojtarëve të tjerë të kombëtares kuqezi, menaxhon edhe komisarin teknik të Shqipërisë, Sylvinho.
Lajmin e bëri të ditur vetë agjensia e Ramadani-t, e cila i dha mirëseardhjen mbrojtësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ky vendim i Kumbullës për të ndryshuar menaxher ka ardhur në një moment delikat të karrierës së qendërmbrojtësit, i cili është në kërkim të një skuadre pasi është në muajt e fundit të akordit që ka me Mallorca-n ku u transferua i huazuar nga Roma.
Disa prej lojtarëve kuqezi të menaxhuar nga “Lian Sports Group”:
Medon Berisha
Cristian Shpendi
Stiven Shpendi
Myrto Uzuni
Luis Hasa
Nedim Bajrami
Ylber Ramadani
Adrion Pajaziti