Piloti i Formula 1, Max Verstappen mbizotëron qetësia, pavarësisht raportimeve të fundit për ndryshime të rëndësishme brenda strukturës së tij teknike.
Sipas disa burimeve, inxhinieri i pistës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Verstappenit, Gianpiero Lambiase, pritet të largohet nga Red Bull në fund të vitit 2027 dhe të bashkohet me McLaren në sezonin 2028, ku do të punojë nën drejtimin e Andrea Stella.
Këto zhvillime kanë nxitur spekulime se mund të jenë një hap paraprak drejt një transferimi të mundshëm të Verstappenit pas skadimit të kontratës së tij në vitin 2028. Megjithatë, këto zëra janë minimizuar nga babai i tij, Jos Verstappen.
“E dinim prej kohësh këtë situatë dhe kur do të ndodhte. Kemi ende kohë për të punuar dhe kjo është një mundësi e mirë për të gjithë palët,” është shprehur Jos Verstappen, duke theksuar se gjithçka është e menaxhuar dhe e planifikuar.
Ai gjithashtu ka shtuar se vendimi i Lambiase ishte i njohur më herët dhe se Red Bull do të ketë kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues.
Sa i përket të ardhmes së Verstappenit, Jos ka qetësuar situatën duke deklaruar se nuk ka sinjale për tërheqje apo ndryshim të madh, duke theksuar se piloti holandez pritet të vazhdojë karrierën në Formula 1.
Ndërkohë, në paddock vazhdojnë diskutimet për zhvillimet e ardhshme teknike dhe ndryshimet e mundshme brenda ekipeve kryesore të kampionatit.