Sunday, 12. April 2026
Sport

Gravina: Kombëtarja nuk i intereson askujt në Itali, modeli gjerman i duhuri për tu rikthyer!

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i dorëhequr i Federatës Italiane të Futbollit në një intervistë të dhënë për “Il Corriere della Sera” ka shpjeguar se nuk është faji i tij dështimi i Italisë në Eliminatoret e Botërorit 2026.

“E vërteta qëndron në faktin se në Itali jo të gjithë punojnë për të arritur interesin e përbashkët. Klubet janë institucione private dhe shikojnë interesat e tyre. Nuk kanë durim të punojnë për të ardhmen e kombëtares italiane të futbollit”, shpjegon Gravina.

Gjatë intervistës ai jep edhe modelin që Italia duhet që të shikojë për tu rikthyer në rrugën e duhur. “Adhuroj modelin gjerman pasi ata kanë punuar të gjithë në një drejtim. E kanë nisur nga zero pasi dëshironin me të vërtetë që të përmirësonin kombëtaren. Ne duhet ta themi troç në Itali, kombëtarja i intereson vetëm tifozëve”, akuzoi Gabriele Gravina.

Teilen: