Sunday, 12. April 2026
Sport

Pentathlon Modern në RTSH, ja fituesit

GS 12/04/2026 2 Min. Lesezeit

Blanka Guzi dhe Moutaz Mohamed triumfojnë në Kupën e Botës në Kajro

Blanka Guzi e Hungarisë dhe Moutaz Muhamed i Egjiptit janë fituesit e etapës së parë të Kupës së Botës në Pentatlonin Modern. Gjithçka u zhvillua në Kajro të Egjiptit dhe erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Ashtu si dhe në raundin gjysmëfinal, si për vajza, ashtu dhe për djem ajo që bën diferencën është Vrapimi me Lazer dhe dominimi i pistoletës.

Kështu për vajza, Guzi me 1488 pikë lë nga pas Malashenokën me 1478 pikë dhe Hurejevën me 1477 pikë, ndërsa kanë zbritur nga fronti Ozuksel, Guliash, Atia dhe apo Katarina Juta e Zvicrës. Ndërkohë i njëjti fenomen dhe tek djemtë, teksa Moutaz Muhamed, që është fituesi në fuqi i Kupës së Botës, përfiton nga pistoleta për t’i rrëmbyer vendin e parë francezit Roshat dhe kinezit Li Liushang e deri bashkatdhetarit El Ashqar.

1608 pikë për egjiptianin në vendin e parë, më pas Roshat i Francës me 1597 pikë dhe Kolezar i Hungarisë me 1590 pikë. Etapa e dytë e Kupës së Botës në Pentatlonin Modern do të jetë në Bullgari më 13-17 maj, për të vijuar në Budapest më 9-13 qershor dhe finalet në kryeqytetin hungarez 26-28 qershor.

Kurse Kampionati Botëror në Guangzhou të Kinës më 26-30 gusht. E tanimë pesëgarëshi modern ka hyrë në kalendarin e transmetimeve të Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: