Tirana ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 31-të të “Abissnet Superiore” duke mundur Egnatian me rezultatin 3-1, një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).
Në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, formacioni bardheblu arriti të zhbllokojë situatën sapo ishin mbushur 10 minuta lojë me anë të Tabekou ku u desh dhe konfirmimi i VAR.
Rrogozhinasit reaguan në pjesën e dytë duke vendosur barazpeshën me anë të Buriç, por që nuk do të zgjashtë shumë pasi Xhixha u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit pë të rikthyer edhe njëherë në avantazh kryeqytetasit.
Goli i Halilit vulosi përfundimisht fitoren e Tiranës, e cila ngjitet në kuotën e 31 pikëve, momentalisht në vend të 8-të në klasifikim. Një fitore shprese për mbijetesë, e dyta radhazi përballë Egnatias në kampionat.
Rrogozhinasit mbeten në kuotën e 54 pikëve, momentalisht në vend të dytë.