Sunday, 12. April 2026
Sport

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

GS 12/04/2026 2 Min. Lesezeit

Me dy golat e tij kundër Rayo Vallecano, sulmuesi i Kosovës është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga.

Muriqi ka arritur në shifrën e 55 golave, duke tejkaluar 54 golat e Samuel Eto’os me fanellën e Mallorcas në La Liga.

Brenda katër minutash, “Piratët” shënoi dy gola që i dhanë ekipit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme në garën për mbijetesë.

Mallorca mposhti Rayo Vallecanon 3:0, të dielën, në kuadër të javës së 31-të në La Liga të Spanjës.

Goli i parë, Muriqi e shënoi në minutën e 36-të, kurse të dytin në minutën e 40-të. Jan Virgili shënoi për 3:0 në minutën e 65-të.

Arritjet e Muriqit nuk ndalen me kaq.

Ai ka hyrë fuqishëm edhe në garën për golashënuesin më të mirë në La Liga për edicionin aktual. Sulmuesi i Kosovës me 21 gola të shënuar në edicionin aktual në La Liga, është vetëm dy gola larg yllit francez të Real Madridit, Kylian Mbappes, që është në vendin e parë në renditjen e golashënuesve me 23 gola.

Ashtu siç pritje, Muriqi pas shkëlqimit me fanellën e Mallorcas të dielën, u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Rayo Vallecanos.

Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe shtatë xhiro. Me fitore, Mallorca është ngritur në vendin e 15-të me 34 pikë.

Teilen: