Sunday, 12. April 2026
Sport

Muriqi thyen rekorde në La Liga, Ademi: Ai është ambasadori më i mirë i Kosovës

GS 12/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me një mesazh urimi pas arritjes historike të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi në futbollin spanjoll.

Në një postim publik, Ademi ka thënë se “pirati i Kosovës” po shkruan histori, pas vendosjes së rekordit të golave me klubin RCD Mallorca në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

“Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij klubi dhe në La Liga”, thuhet në mesazhin e tij. Ai theksoi se kjo arritje merr edhe më shumë peshë pasi Muriqi ka tejkaluar një emër legjendar si Samuel Eto’o.

Ademi shtoi se sulmuesi prizrenas jo vetëm që është golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Kosovës, por edhe një lider në klubin e tij, duke e kthyer veten në një simbol krenarie për vendin.

“Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është ambasadori më i mirë i Kosovës”, përfundoi kreu i Federata e Futbollit të Kosovës, duke i shprehur urimet më të përzemërta për këtë sukses të jashtëzakonshëm. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Teilen: