Monday, 13. April 2026
Futboll

Duhen edhe 10 pikë… Kalendar i favorshëm, rruga e Interit drejt titullit tani është “dishezë”

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

U desh një Inter i paparë, por më në fund nisi “operacioni qepje”, pra vendosja e yllit të titullit në fanellat e sezonit të ardhshëm. Fitorja në Como, shumë e vuajtur, është pothuajse akti final i garës për titull. Zikaltërit kanë 9 pikë avantazh ndaj Napolit dhe mbeten 6 javë ende për t’u luajtur. Iu mjaftojnë edhe 10 pikë për t’u shpallur kampionë.

Napoli, edhe nëse i fiton të gjitha ndeshjet, mund të arrijë maksimumi 85 pikë. Avantazhi tani është “qetësues”, edhe për shkak të një kalendari relativisht të favorshëm. Ky Inter është “i paparë” për shumë arsye; përmbysja mbi të gjitha. Më parë kishte fituar vetëm një ndeshje pasi ishte në disavantazhin 2-0, ndaj Pisa së vendit të fundit.

Reagimi ndaj Como tregon se puna e Chivu ka zhdukur limitet dhe frikërat e fillimit të sezonit. Thuram, Dumfries dhe Barella u panë në formë të shkëlqyer. Lajme shumë pozitive për Chivu, që mund të bëhet trajneri i parë i lindur në vitet ’80, i cili fiton titullin në Itali.

Chivu shkon +9 pikë, thumbon Allegrin dhe Conten: I lumtur që iu afrova objektivit Champions…

Teilen: