Monday, 13. April 2026
Futboll

E vërshëllyen tifozët, Rabiot merr në mbrojtje Leaon. Çfarë do të bëjë Milani me të në verë?

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe kur Milani fiton apo humbet, vëmendja mbetet te Rafael Leao. Të shtunën në “San Siro”, portugezi u vërshëllye fort nga tifozët për shkak të formës së dobët. Ai nuk po luan mirë, nuk shënon dhe nuk po e ndihmon më ekipin si më parë.

Adrien Rabiot reagoi duke mbrojtur shokun e skuadrës: “Nuk më pëlqen që Leao u vërshëllye. Është çështje skuadre dhe duhet të jemi të bashkuar me tifozët. Nëse ai vërshëllehet, është sikur të vërshëllehem edhe unë. Ai ka qenë dhe është ende i rëndësishëm për Milanin, duhet t’i japim besim”.

Sa i përket të ardhmes, flitet për rinovimin e kontratës. Aktualisht Leao është i lidhur me Milanin deri më 2028, por prej 2026 nuk ka pasur përparim në negociata. Duke parë formën dhe gjendjen e tij psikologjike, e ardhmja e tij në Milano mbetet e pasigurt.

 

Teilen: