Monday, 13. April 2026
Futboll

Muriqi dorëzon këpucët e rekordit historik në muzeun e klubit, pas Eto’o kërcënon edhe Mbappe

GS 13/04/2026 2 Min. Lesezeit

“Mbreti i Piratëve” lexoi gjatë javës se një anije piratësh po i afrohej ishullit të tij për t’i marrë tri pikët. Dhe ai e mbrojti territorin me forcë, si në oqean, ashtu edhe në fushë. Muriqi e ndali sulmin me një paraqitje epike në Mallorca. Me dy golat e tij ai kaloi Samuel Eto’o si golashënuesi më i mirë historik i klubit në La Liga dhe mbetet dy gola pas Mbappé në garën për “Pichichi” (kryegolashënuesin e La Liga-s).

Història del RCD Mallorca

𝐕𝐄𝐃𝐀𝐓 𝐌𝐔𝐑𝐈𝐐𝐈 🏴‍☠️ https://t.co/Ng3vAbETXB pic.twitter.com/KiLh676KtV

— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026Mallorca e nisi ndeshjen në zonën e rënies, ndërsa Rayo vinte më e lirshme. Ndeshja kishte raste për të dyja ekipet, përfshirë një pritje të Cárdenas dhe një gol të anuluar të Luvumbo. Muriqi shënoi fillimisht pas një këndi të devijuar nga Samú Costa dhe më pas vulosi fitoren me kundërsulm, duke mposhtur sërish Cárdenas. Pas golit të dytë ai i dërgoi mesazh stafit: Përgatit edhe tjetrin”.

Image

Statistikat e tij janë mbresëlënëse; 55 gola në total në La Liga, nga të cilët 21 vetëm këtë sezon”. Ndërkohë, kapiteni i Kosovës ka hyrë në historinë e Mallorca me këtë record. Për pasojë, Muriqi e mbajti frymën në muzeun e klubit, direkt pas ndeshjes, ku dorëzoi me autograf këpucët e sportit, me të cilat shënoi dopietë dje dhe parakaloi Et’o si golashënuesi më i mirë në histori.

Unas botas históricas que se van directas al museo del RCD Mallorca ❤️🖤 pic.twitter.com/7FFqKeHFwP

— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026

Teilen: