Monday, 13. April 2026
Sport

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja Prishtina – Dukagjini, mbyllë xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo përballje luhet sot prej orës 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pritet të jetë tejet interesante.

Prishtina në njërën anë kërkon që me fitore të rikthehet në pozitën e tretë në tabelë, të cilën aktualisht e mbanë Gjilani me 43 pikë, një më shumë se skuadra nga kryeqyteti që ka rënë në vendin e katërt dhe që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Dukagjini kërkon të largohet nga zona e rënies pasi aktualisht ka vetëm dy pikë më shumë se tri skuadrat tjera që po luftojnë për mbijetesë dhe barazh.

Dukagjini renditet i shtati në tabelë me 34 pikë të tubuara dhe nuk di për fitore në Superligë në 12-të ndeshjet e fundit.

Fitoren e fundit në elitën e futbollit kosovar, Dukagjini e ka regjistruar më 20 nëntor të vitit të shkuar kur në udhëtim mposhti Llapin 1:0.

 

 

Teilen: