Monday, 13. April 2026
Sport

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë është më se e sigurt se mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga skuadra e Augsburgut në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Në verë, Rexhbeçaj do të jetë lojtar i lirë dhe sipas mediumeve në Gjermani, ai pritet të transferohet apo të rikthehet te skuadra e Wolfsrbugut.

Madje, thuhet se Wolfsburgu është favorit për shërbimet e 28-vjeçarit dhe i prinë garës para Union Berlinit, Borussia Monchengladbachut e Werder Bremenit, skuadra gjithashtu të interesuara për Rexhbeçajn.

Rexhbeçaj ka një lidhje të veçantë me Wolfsburgun pasi e ka kaluar një dekadë, përpara se të shite5t te Augsburgu në vitin 2022 pas huazimeve që i kishte te Kolni e Bochumi.

Në fakt, Rexhbeçaj është i gatshëm të transferohet te Wolfsburgu edhe nëse kjo skuadër sezonin e ardhshëm do të garojë në kategorinë e dytë, pasi aktualisht po lufton për mbijetesë në Bundesligë.

Në 26 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Rexhbeçaj ka shënuar dy gola në kampionat ku i ka regjistruar 25 paraqitje me fanellën e Augsburgut.

Teilen: