Nuk kanë të ndalur largimet nga Sigal Prishtina pas situatës së rëndë financiare të ekipit që në xhiron e fundit të stinorit të rregullt siguroi mbetjen në Superligë dhe pjesëmarrjen në “play-off”.
Pas largimit të tre basketbollistëve amerikan, është larguar edhe trajneri Dushan Dubleviq, i cili u emërua në krye të ekipit më datën 7 shkurt duke zëvendësuar grekun Michalis Kakiouzis.
Prishtina nuk ka njoftuar për largimin e trajnerit edhe pse ekipit në ndeshjen e parë çerekfinale të “play-offit” e ka udhëhequr Laurant Ibrahimi.
Çerekfinalen e parë, Prishtina e ka humbur me rezultatin e thellë 105:67 nga Bora, ekip që i duhet vetëm edhe një fitore për të avancuar në fazën gjysmëfinale të “play-offit”.
Sigal Prishtina këtë sezon ka pasur telashe të mëdha financiare, ku edhe si pasojë ka përfunduar në pozitën e gjashtë në tabelë përgjatë stinorit të rregullt.
Në 29 ndeshje të luajtura, Prishtina ka tubuar 38 pikë, falë 10 fitoreve dhe 19 humbjeve.