Monday, 13. April 2026
Sport

Analiza/ Thomas Müller: Bayern-i më pranë kualifikimit, por Real-i s’mund të konsiderohet i mposhtur!

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Për Thomas Müller ndeshja e kthimit mes Bayern-it dhe Real-it mund të konsiderohet gjithçka veç se e mbyllur. Fitorja e skuadrës së tij të zemrës në Madrid ka shumë vlerë për sulmuesin e Vancouver Whitecaps, por në të njëjtën kohë ai fton ish-shokët e ekipit që të mos ulin vëmendjen pasi rivalët kanë armët e duhura për të goditur.

“Të jem i ndershëm mendon se Real-i i këtij sezoni nuk është skuadra që jemi mësuar të shkojmë në vitet e fundit. Me këtë nuk dua të them se nuk përbëjnë rrezik. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj në formacion, të cilët mund të ndëshkojnë në ç’do moment. Nga ana tjetër Bayern-i këtë sezon ka qenë shumë i qëndrueshëm dhe mendoj se edhe nëse pëson gol apo gabon në një çast mund të rikuperojë”, analizoi 36-vjeçari.

Teilen: