Monday, 13. April 2026
Sport

​Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll në të dy kategoritë, femra dhe meshkuj, duke përcaktuar çiftet që do të luftojnë për një vend në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Te kategoria e femrave, Istogu do të përballet me Shqiponjën, ndërsa Ferizaj është shortuar kundër Samadrexhës, dy duele që pritet të sjellin shumë rivalitet dhe emocione në fushë.

Në kategorinë e meshkujve, Rahoveci do të luajë ndaj Kastriotit, ndërsa Besa Famgas do të ketë përballë Prishtinën, duke kompletuar kështu gjysmëfinalet e një prej garave më të rëndësishme vendore në hendboll.

Finalet e Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 25 dhe 26 Prill.

Teilen: