Monday, 13. April 2026
Sport

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Bylbyl Sokoli rikthehet si Kryetrajner i FC Malisheva, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës.

“FC Malisheva njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e mirënjohur, Prof. Bylbyl Sokoli – i cili do të drejtoi skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit”, shkruan Malisheva.

“Profa”, rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë klubi shpreson se do t’i arrijnë bashkërisht.

“FC Malisheva i uron Prof Bylbyl Sokoli për rikthimin në shtëpi, duke i dëshiruar sa më shumë suksese dhe arritje të objektivit tonë të përbashkët. Besojmë se ky rrugëtim do të jetë i suksesshëm për të gjithë, familjen tonë sportive – FC Malisheva”, vazhdon njoftimi.

Sokoli në këtë post ka zëvendësuar Elon Berishën, e shkarkuar ditë më parë.

Sokoli bëhet trajneri i katërt këtë sezon te Malisheva, pasi para Berishës kanë qenë edhe Qatip Osmani e Bekim Isufi.

Teilen: