Monday, 13. April 2026
Sport

Camara thërret, Teixeira përgjigjet: Bylisi barazon me Dinamon

GS 13/04/2026 2 Min. Lesezeit

Bylisi dhe Dinamo nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen mes tyre në javën e 31-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shkuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në sfidën e luajtur në “Adush Muça”, ballshiotët e nisën mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh pas 9 minutash lojë. Një rivënie e gjatë është shfrytëzuar maksimalisht nga Camara, i cili ka mposhtur portierin Teqja me një gjuajtje me kokë.

Në fillimin e pjesë së dytë skuadra e Ballshit mbeti me një lojtar më pak, Përndreca u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërkohë, edhe Dinamo humbi shërbimin e Gudiabi, i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Kur sfida po i drejtohej fundit, dinamovitët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës duke vendosur barazpeshën me anë të Teixeira, 1-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Me këtë barazim, Bylisi ngjitet në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 9-të, në kuotë të njëjtë me Tiranën dhe Vorën që mbajnë përkatësisht vendin e 7-të dhe të 8-të. Dinamo ngjitet në kuotën e 44 pikëve, momentalisht në vend të 4-ët, aq sa Partizani i vendit të 5-të.

Teilen: