Sunday, 7. June 2026
Sport

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

GS 13/04/2026 2 Min. Lesezeit

Janë kthyer polemikat rreth vendimeve të gjyqtarëve në Superligën e futbollit dhe java e 28-të nuk pati përjashtime.

Në ndeshjen në Suharekë ndërmjet Ballkanit e Gjilanit, në kohën shtesë, një rast nxiti debat kur futbollisti i Ballkanit në tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikshme, shkel në këmbën e Oltion Bilallit të Gjilanit.

Gjyqtari kryesor Alban Shala megjithëse shihej në transmetim direkt të ndeshjes se po konsultohej me gjyqtarët e VAR-it, nuk e ndërroj vendimin por edhe nuk shkoj ta shoh rastin vet në ekran. I zgjedhur si gjyqtari më i mirë i vitit, Shala pretendohej se ka refuzuar të shkonte ta shihte rastin në VAR.

Këtë rast në emisionin e sportit në Tëvë 1, “VAR” analisti i përhershëm në rolin e ekspertit të referimit, Hajriz Hajdari e cilësoi si një penallti, dhe e ndëshkueshme edhe me karton të verdhë. Eksperti i FFK-së, Petrit Hadri, në analizën e përjavshme të rasteve tha se nuk ishte penallti dhe se lojtari i Ballkanit, “…nuk ka pasur se ku ta vendoste këmbën…”.

“Unë qëndroj plotësisht pas analizës sime: Kjo është penallti”, ka thënë fillimisht Hajdari për Tëvë1.info.

“Është interesante si në disa situata rregullat fillojnë të bëhen “elastike”.

Sipas IFAB dhe Rregullës 12, çdo ndërhyrje që përfshin kontakt të palejueshëm dhe ndikon në lëvizjen e sulmuesit brenda zonës ndëshkohet me penallti. Kjo është shumë e qartë në teori.

Por në këtë rast po dëgjojmë justifikimin “aksidentale” dhe papritur ajo nuk konsiderohet më faull.

Atëherë lind pyetja: për çfarë janë rregullat? Për t’u zbatuar njësoj për të gjithë, apo për t’u interpretuar sipas situatës?”

Sipas Hajdarit, edhe më problematike është përdorimi i VAR-it.

“Nëse VAR-i e sheh situatën, komunikon me gjyqtarin dhe prapë vendimi nuk ndryshon në një rast të tillë, atëherë lind dilema: a po e përdorim për drejtësi apo për komoditet?

Unë dhe askush tjetër nuk e ka luksin t’i ndryshojë rregullat sipas momentit. Rregullat janë të njëjta për të gjithë, në çdo kampionat dhe në çdo vend.

Teilen: