Tuesday, 18. August 2026
Futboll

Njohje e vjetër e Arne Slot, holandezi gjen zëvendësuesin e Salah. Luan Në PL dhe është 21 vjeç

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pas zyrtarizimit të vendimit të Mohamed Salah për t’u larguar nga Liverpool në fund të sezonit, klubi i kuq po shqyrton disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të egjiptianit.

“Mirror Football” zbulon se Liverpool po ndjek prej kohësh Yankuba Minteh, sulmuesin e djathtë nga Gambia, pjesë e Brighton në Premier League. 21-vjeçari konsiderohet si një sulmues anësor me të ardhme të madhe dh e për të ka interes nga disa klube të njohura, përveç Liverpool-it.

Një pikë që e afron shumë Minteh me Liverpool-in është Arne Slot. Trajneri holandez e njeh sulmuesin që nga koha kur ishin të dy pjesë e Feyenoord. Nën drejtimin e Slot, Minteh shkëlqeu në Holandë ku ishte i huazuar dhe u rikthye në Premier League, te Brighton këtë herë.

Megjithatë, situata mund të marrë një kthesë të papritur nëse Arne Slot largohet në fund të sezonit.

Teilen: