Thursday, 14. May 2026
Sport

Arsenali me mungesa të mëdha para Sportingut

GS 14/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Declan Rice nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së martës te Arsenali para duelit të kthimit me Sportingun e Lisbonës, në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Rice mbetet në dyshim për t’u paraqitur kundër Sportingut, ndërsa pritet të mungojnë Jurrien Timber, Bukayo Saka, Martin Odegaard e Riccardo Calafiori.

Këta i kanë munguar Arsenalit javët e fundit për shkak të lëndimeve dhe nuk u paraqitën në stërvitjen e së martës, ku ishin të pranishëm Piero Hincapie e Eberechi Eze.

Arsenali, të mërkurën prej orës 21:00 përballet me Sportingun, ekip që javën e shkuar e mposhti 1:0 në Lisbonë.

Gjithashtu, Arsenali këtë vikend do të përballet me Manchester Cityn, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për titullin e kampionit në Premier League.

 

 

Teilen: