Tuesday, 21. April 2026
Sport

Përmbysje apo konfirmim: Sonte natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve, dy super ndeshje na presin

GS 15/04/2026 1 Min. Lesezeit

Sot zhvillohen dy përballje të rëndësishme që do të kompletojnë tablonë e gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germain presin të mësojnë rivalët e radhës.

Skuadra londineze Arsenal do të tentojë të mbrojë avantazhin minimal të arritur në ndeshjen e parë ndaj Sportingut, me synimin për të siguruar një vend në katërshen më të mirë, ku e pret Atletico Madridi i drejtuar nga Diego Simeone, transmeton lajmi.net.

Në sfidën tjetër, Real Madridi do të përballet në transfertë me Bayern Munichun në “Allianz Arena”, duke synuar të përmbysë disavantazhin 2-1 nga takimi i parë i zhvilluar në Madrid. Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në gjysmëfinale me Paris Saint-Germain.

Të dyja ndeshjet e mbrëmjes janë planifikuar të nisin nga ora 21:00./lajmi.net/

Teilen: