Thursday, 16. April 2026
Sport

Bora favorite ndaj Prishtinës edhe në duelin e dytë

GS 16/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Borës shihet favorite përballë Sigal Prishtinës edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të fazës “play-off” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bora veçse ka triumfuar në duelin e parë të luajtur javën e shkuar, duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultatin e thellë 105:67.

Kështu që, Borës i duhet vetëm edhe një fitore, të cilën mund ta bëjë në mbrëmje ndaj Sigal Prishtinës.

Dueli i dytë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës, luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, me fillim nga ora 19:30.

Nëse Bora fiton, atëherë kualifikohet në gjysmëfinale ku do të përballet me skuadrën e Bashkimit, seri kjo që finalistin e përcakton me tri ndeshje të fituara.

Ndërsa, në rast se Sigal Prishtina triumfon dhe barazon serinë me Borën, atëherë siguron edhe ndeshjen e tretë të fazës çerekfinale.

Teilen: