Thursday, 14. May 2026
Sport

TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!

GS 16/04/2026 1 Min. Lesezeit

Liga e Parë e Kosovës në futboll, po bëhet gjithnjë e më shumë interesante kurse këtë javë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 29-të.

Kjo xhiro nis të premten me ndeshjen Tefik Çanga – Trepça pres orës 15:00, por derbi i xhiros është dueli ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89, që luhet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli ’74 është i treti në tabelë me 58 pikë, një më pak se Vushtrria e Dinamo që ndajnë dy pozitat e para kurse Trepça ’89 renditet e gjashta me 54 pikë.

Të shtunën, luhet vetëm edhe një ndeshje, e cila po ashtu starton prej orës 15:00 – KEK-u – Istogu.

Kjo xhiro e Ligës së Parë, mbyllet të dielën, ditë kjo që do të zhvillohen gjashtë përballje: Liria – Ramiz Sadiku, Vjosa – Prizreni, Rilindja – Vëllaznimi, Vushtrria – 2 Korriku, Dinamo – Besa dhe Suhareka – Kika.

Teilen: