Një përballje e tensionuar është regjistruar në emisionin italian “Le Iene”, ku sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean, është takuar me influencuesin dhe analistin e futbollit Kristian Pengwin, pas një debati të nisur në rrjetet sociale.
Situata ka eskaluar menjëherë sapo palët janë përballur fizikisht, duke u kthyer nga një tentativë sqarimi në një konflikt verbal të fortë.
Kean reagoi ashpër ndaj Pengwin, duke përdorur gjuhë kërcënuese:
“Do të të rrah për vdekje. Largohu nga rruga ime, ke dy sekonda për të dalë nga shtëpia ime.”
Gjatë takimit, Pengwin u përpoq të kërkonte sqarim dhe qetësim të situatës, duke theksuar se kishte ardhur vetëm për dialog, por përballja u tensionua edhe më tej.
Në një moment ndërhyrje, ekipi i “Le Iene” u detyrua të ndërpriste situatën pasi atmosfera u bë e nxehtë dhe e pakontrollueshme./
Teilen: