Distria Krasniqi, xhudistja e njohur kosovare, është kualifikuar për në finale të Kampionatit Europian, që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në këtë aktivitet garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme të botës.
Në gjysmëfinale Krasniqi mposhti italianen Odette Giufrida, ndërsa në finale do të ndeshet me francezen Amandine Buchard.
Distria Krasniqi i ka nisur mirë garat në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë. Ajo ka fituar në xhiron e dytë dhe pastaj në çerekfinale. Në përballjen e parë arriti të fitojë ndaj çekes Tereza Bodnarova, duke e mposhtur me “waza-ari”.
Edhe në çerekfinale sportistja kosovare ishte brilante, duke mundur polaken Aleksandra Kaleta. Për të ardhur në gjysmëfinale, ku mposhti italianen Giufrida.
Për Kosovën kanë garuar në Europian edhe Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, të cilat u eliminuan.