Një skuadër gjyqtaresh shqiptare do të vendosë drejtësi në ndeshjen Danimarkë-Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për femra.
Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore e takimit, që do të luhet në Kopenhagen të shtunën në orën 15:00.
Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistentet e saj, ndërsa Kejsi Tafili do të jetë gjyqtare e katërt.
Teilen: