Friday, 17. April 2026
Sport

BOMBASTIKE: Barcelona interesohet për Vedat Muriqin, sulmuesi kosovar në radarin e gjigantit katalanas

GS 17/04/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është përfshirë në listën e mundshme të transferimeve të Barcelonës, e cila po e sheh atë si një opsion ekonomik për repartin e sulmit.

Sipas gazetarit spanjoll Carlos Monfort, klubi katalanas ka nisur interesimin fillestar për situatën e sulmuesit dhe ka kërkuar informacione rreth kushteve të një transferimi të mundshëm, transmeton lajmi.net.

“Barcelona po e konsideron Vedat Muriqin si një opsion ‘me kosto të ulët’. Klubi ka kërkuar informacione për situatën e sulmuesit”, ka raportuar Monfort.

Edhe pse Muriqi ka një klauzolë lirimi prej rreth 40 milionë eurosh, raportohet se ai mund të largohet edhe për një shumë më të ulët, në varësi të marrëveshjes mes klubeve dhe lojtarit.

Ky interesim vjen në një periudhë kur Barcelona po kërkon alternativa më të përballueshme në treg për të përforcuar fazën ofensive.

Vedat Muriqi, një nga lojtarët kryesorë të Kosovës dhe i njohur për fizikun dhe golat e tij, tashmë po përmendet si një opsion serioz në orbitën e klubit katalanas./lajmi.net/

Teilen: