Friday, 17. April 2026
Sport

​Llapi, Ballkani, Ferizaji e Vëllaznimi dënohen nga FFK

GS 17/04/2026 2 Min. Lesezeit

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur sot më 17 prill, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 28-të të Raiffeisen Ligës së Parë, si dhe të ligave të rangjeve të tjera, edicioni 2025/2026.

Skuadra e Llapit u ndëshkua me zhvillimin e një ndeshjeje si vendas pa praninë e tifozëve, me gjobë prej 2000 eurosh, si dhe u obligua të kompensojë dëmet e shkaktuara ndaj klubit mysafir brenda afatit të përcaktuar. Kto dënime vinë pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen ndaj Drenicës, ku u evidentuan lëshime seriozë në organizim dhe sjellje e papërshtatshme e tifozëve vendas. Sipas raportit zyrtar, pati ofendime të vazhdueshme, hedhje mjetesh në fushë dhe drejt lojtarëve mysafirë, si dhe sulme pas ndeshjes, përfshirë dëmtimin e autobusit të skuadrës mysafire.

Ndërkohë, Luan Alija, ndihmëstrajner i Ferizajit, u dënua me dy ndeshje mosushtrim detyre pasi u përjashtua me karton të kuq për ofendim ndaj gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Dritës.

Futbollistët e Vëllaznimit Arbër Shala dhe Drilon Cenaj, janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë, pasi u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen ndaj Dinamos për sjellje josportive dhe ndërhyrje të palejuar nga bankina për të ndalur aksionin kundërshtar, transmeton kosovapress.

Ndihmëstrajner i Ballkanit, Radostin Aleksandrov, është dënuar me tri ndeshje mosushtrim detyre në ndeshje të kupës dhe me gjobë prej 1000 eurosh, pasi pas përjashtimit me karton të kuq iu drejtua gjyqtarit me fjalë fyese me përmbajtje nacionaliste në ndeshjen ndaj Dukagjini.

Futbollist i Ferizaj, Argjend Mahmuti, është dënuar me dy ndeshje moslojë pasi u ndëshkua me karton të kuq për reagim ndaj gjyqtarit në ndeshjen kundër Llapit.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Komisionin për Ankesa brenda afatit të paraparë, por ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Teilen: