Friday, 17. April 2026
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Uellsit

GS 17/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e vajzave mbylli sot përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Skuadra kuqezi zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes, duke finalizuar detajet e fundit në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme. Trajneri Grima do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësen Alma Hilaj, e cila rikthehet pas mungesës në takimin e parë për shkak të kartonave. E gjithë skuadra paraqitet në gjendje të mirë fizike, pa asnjë problematikë dëmtimi.

Federata e Futbollit fton tifozët të mbështesin ekipin në këtë ndeshje, ku hyrja do të jetë falas. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në FSHF TV.

Teilen: