Saturday, 18. April 2026
Sport

Basketbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda braziliane e parketit Oscar Schmidt

GS 18/04/2026 2 Min. Lesezeit

Legjenda braziliane e basketbollit, Oscar Schmidt, i cili mbante rekordin botëror për pikët e shënuara, ndërroi jetë të premten në moshën 68-vjeçare në São Paulo.

Schmidt u shtrua në spital pasi u ndje papritur keq në shtëpi. Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është mësuar ende, mësohet se atleti po luftonte me një sëmundje të rëndë në tru prej 15 vitesh.

Konfederata Braziliane e Basketbollit “u nda” prej yllit të saj me një njoftim ku e përshkruante si një “simbol të përjetshëm brenda dhe jashtë fushës”.

Përveçse se shënoi më shumë pikë se çdo basketbollist tjetër në histori (49,737), braziliani mori pjesë në pesë edicione të Lojërave Olimpike, nga Moska 1980 deri në Atlanta 1996.

Me nofkën “Dora e Shenjtë”, ai ishte çelësi i fitores së Brazilit me medaljen e artë në Lojërat Pan Amerikane të vitit 1987 në Indianapolis, kur ata mposhtën Shtetet e Bashkuara në finale, dhe në fitimin e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror FIBA ​​​​të vitit 1978 në Filipine.

Edhe pse e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur në Brazil për klube si Palmeiras dhe Flamengo, Schmidt luajti gjithashtu për Juvecaserta në Itali (1982-1990) dhe Forum Valladolid në Spanjë (1993-1995).

Në vitin 2013, braziliani u fut në “Hall of Fame” të Basketbollit të SHBA-së së bashku me legjenda të tjera të këtij sporti.

Historia e tij me basketbollin amerikan është njëra prej më të bukurave që mund mund të rrëfehet. Në vitin 1984, Neë Jersey Nets i ofroi Schmidt një kontratë pa ndërprerje, një biletë të artë për në majën e basketbollit në NBA. Për shumicën, vendimi do të kishte qenë i menjëhershëm. Për Schmidt, ishte ndryshe. Në atë kohë, NBA ua ndalonte lojtarëve të saj pjesëmarrjen në kombëtaret respektive, që do të thotë se një karrierë në ligë do ta kishte bërë të domosdoshme tërheqjen e tij nga kombëtarja braziliane. Schmidt e refuzoi ofertën, duke zgjedhur fanellën e kombit të tij mbi prestigjin dhe pasurinë që do t’i jepte NBA.

Teilen: