Sunday, 19. April 2026
Sport

Boksieri shqiptar, Arian Elezaj fiton me nokaut, e “dërrmoi”, kundërshtarin që në rundin e dytë

GS 18/04/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri i ri, Arian Elezaj ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist.

Në Mynih të Gjermanisë, para qindra simpatizantëve shqiptarë, Elezaj ka nokatuar në raundin e dytë, kundërshtarin e tij Krisztian Olah.

Pas fitores ai u shpreh i lumtur me triumfin, me ç’rast ka falëndëruar stafin dhe familjen e tij.

Ky duel ishte një tjetër test i rëndësishëm për karrierën në ngritje të boksierit të ri.

Me një fillim premtues në skenën profesionale, Elezaj ka arritur të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij, duke rritur pritshmëritë për të ardhmen.

https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/04/Uiii.mp4

Teilen: