Sunday, 19. April 2026
Sport

Cunha hesht Londrën: Chelsea gjunjëzohet para United-it dhe rrezikon që të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve

GS 18/04/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Chelsea me rezultatin 0:1.

Ndeshja, e cila u luajt në “Stamford Bridge”, u vendos nga një gol i vetëm, transmeton lajmi.net.

Goli i fitores për “Djajtë e Kuq” u shënua nga Matheus Cunha në minutën e 43-të të takimit. Pavarësisht përpjekjeve të Chelseat për të barazuar, ekipi mysafir arriti të ruajë avantazhin deri në fund.

Me këtë fitore, Manchester United forcon pozitën e tretë në tabelën e Premier League me 58 pikë. Në anën tjetër, pas kësaj humbjeje, Chelsea mbetet në vendin e 6-të me 48 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës United do ta luajë kundër Brentfordit më 27 prill. Kurse, Chelsea do të luaj me 21 prill kundër Brighton./lajmi.net/

Teilen: