Emocione të mëdha ka dhuruar finalja Oriku-Butrinti në Kategorinë e Dytë, sfidë që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Vendasit kanë fituar këtë përballje direkte me rezultatin 3-0, janë shpallur kampionë të Grupit B në Kategorinë e Dytë dhe për rrjedhojë janë ngjitur direkt në Kategorinë e Parë.
Portieri Bunkhoev ka qenë heroi i Orikut në këtë takim, pasi ka shënuar dy gola me penallti, por edhe ka pritur një 11-metërsh të sarandjotëve kur rezultati ishte 1-0. Golin e tretë për vendasit e shënoi Mirani, ndërsa miqtë luajtën me një lojtar më pak për 30 minuta pasi Mounde u ndëshkua me karton të kuq.
Mbyllet sezoni i rregullt në Kategorinë e Dytë. Oriku ngjitet direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa Butrinti do të tentojë ngjitjen përmes ndeshjeve të Play Off-it.