Jose Mourinho mbetet gjithmonë i njëjtë. Mbrëmjen e së dielës ai ishte protagonist në Portugali. “Special One”, pasi mundi Sportingun e Lisbonës në transfertë, ka bërë “show”-n e tij tipik.
Në fillim trajneri i njohur tregoi para kamerave inicialet e tij në fanellë (JM). Më pas preku me një gisht kokën dhe këto gjeste u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Benfica e Mourinho mbetet e pathyeshme në kampionat pas 30 ndeshjesh dhe aktualisht mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, pas Portos. Ish-trajneri i disa prej klubeve më të mëdha në Europë, si Chelsea, Real Madrid dhe Inter, di gjithmonë të rrëmbejë skenën.
Teilen: