Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RTSH, uli siparin mbrëmjen e së dielës me sfidën Partizani–Bylis, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave” dhe që u mbyll në barazim 1-1.
Në takimet e tjera të zhvilluara të shtunën, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Teutës në Durrës, duke siguruar matematikisht një vend në “Final 4”.
Flamurtari triumfoi 2-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias, duke marrë një fitore me shumë vlera, edhe pse vijon të mbetet në vendin e fundit me 29 pikë, tre më pak se Tirana, Bylis dhe Vora.
Sfida mes Vorës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Dinamo City ndau pikët në një barazim 1-1 në takimin përballë bardhebluve të Tiranës.