Monday, 20. April 2026
Sport

Doncic mungesa e madhe/ Shai, Wemby dhe Jokic në garë për lojtarin më të mirë në NBA

GS 20/04/2026 2 Min. Lesezeit

Janë zbuluar merat e finalistëve për shtatë çmimet kryesore të sezonit në basketbollin amerikan. Të gjitha nominimet.

NBA ka bërë të ditur emrat e finalistëve për çmimet kryesore sezonale. Për MVP, çmimi për lojtarin më të mirë, garojnë Nikola Jokic, Shai Gilgeous-Alexander dhe Vic Wembayama.

Bie në sy menjëherë mungesa e sllovenit Luka Doncic. Mungon gjithashtu edhe Cade Cunningham. Që të dy janë konsideruar të padenjë për çmimet dhe nuk janë përfshirë në votimin final për MVP.

Gilgeous-Alexander ka kaluar Jokic dhe Giannis Antetokounmpo në votimin e vitit të kaluar, ka shënuar 31.1 pikë për ndeshje këtë sezon dhe ka udhëhequr Oklahoma City drejt vendit të parë në Western Conference. Wembanyama ishte protagonist në Play-off-in e San Antonio (mungonte që nga 2019-a), me një mesatare prej 25 pikësh për ndeshje (rekord personal).

Nikola Jokic është bërë lojtari i parë në historinë e NBA, që kryeson ligën si në ribaunde, ashtu edhe në asiste në të njëjtin sezon. Numrat e sebit janë 27.9 pikë, 12.8 ribaunde dhe 10.8 asiste për ndeshje.

Janë zbuluar gjithashtu edhe finalistët e çmimeve të tjera. Për debutuesin e vitit kandidojnë Kon Knueppel (Charlotte), Cooper Flagg (Dallas) dhe VJ Edgecombe (Philadelphia). Lojtari i 6-të i vitit diskutohet mes Tim Hardaway (Denver), Jaime Jaquez (Miami) dhe Keldon Johnson (San Antonio).

Finalistët për mbrojtësin e vitit janë Victor Wembanyama (San Antonio), Chet Holmgren (Oklahoma City) dhe Ausar Thompson (Detroit). Lojtari që është përmirësuar më shumë është një çmim, për të cilin garojnë Nickell Alexander-Walker (Atlanta), Deni Avdija (Portland) dhe Jalen Duren (Detroit). Për trajnerin e vitit janë në garë JB Bickerstaff (Detroit), Mitch Johnson (San Antonio) dhe Joe Mazzulla (Boston).

Çmimet jepen në bazë të paraqitjes gjatë sezonit të rregullt, ndërsa Play-off-i përjashtohet.

Teilen: