Monday, 20. April 2026
Sport

Ramadani e Lecce kërkojnë fitoren e mbijetesës

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Ylber Ramadani do të jetë titullar te Lecce në ndeshjen kundër Fiorentinës, e cila mund të vlerësohet edhe si derbi i mbijetesës në Serie A.

Kjo është ndeshja e fundit e xhiros së 33-të në kampionatin italian dhe luhet sonte nga ora 20:45.

Lecce nuk di për fitore në katër duelet e fundit në Serie A, ku ka regjistruar po aq humbje dhe aktualisht renditet në pozitën e 18-të me 27 pikë.

Fiorentina, në anën tjetër është e 15-ta në tabelë dhe ka 35 pikë dhe ndaj Lecces futet pas tri fitoreve e dy barazimeve në pesë ndeshjet e fundit.

Ramadani është njëri prej lojtarëve kyç te Lecce këtë sezon, ndërsa deri më tani ka shënuar 1 gol në 31 ndeshje kampionale.

Lecce në këtë ndeshje do të jetë pa Medon Berishën, i cili tashmë ka përfunduar sezonin dhe është në fazën e rehabilitimit pas operimit në këmbën e djathtë.

Teilen: