Monday, 20. April 2026
Sport

Interi i cakton çmimin Bastonit

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Alessandro Bastoni pritet të jetë largimi i madh te skuadra e Interit në afatin kalimtar të verës.

Drejtuesit e Interit kanë parasysh një lëvizje të tillë, dhe tashmë kanë caktuar çmimin për 27-vjeçarin.

Për ta lënë të lirë Bastonin në verë, Interi po kërkon të paktën 80 milionë euro pasi ka kontratë deri në vitin 2028 dhe vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Itali.

Interesim për Bastonin tashmë kanë shfaqur Barcelona e Liverpooli, skuadra që kanë kontaktuar agjentin e futbollistit por ende nuk kanë nisur negociatat me Interin.

Barcelona është e gatshme të përfshijë edhe lojtarë në ofertën për Bastonin dhe mbetet të shihet nëse Interi do të bindet apo mbrojtësi do të transferohet në Premier League.

Në 37 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, Bastoni që ka luajtur edhe për Parman e Atalantan, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 6 asistime.

Teilen: