Hetimi ka zbuluar organizimin e mbrëmjeve për mijëra euro. Në paketa përfshiheshin edhe fermrat. Akuzat janë për favorizim, shfrytëzim prostitucioni dhe riciklim parash.
Janë disa lojtarë të Serie A mes klientëve të kompanie, që po hetohet nga Prokuroria e Milanos për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës. Sipas asaj që zbulohet nga ky hetim, lojtarëve u ofrohej një ‘shërbim pas ndeshjeje’ që përfshinte një paketë të plotë: mbrëmje në një lokal, hotel dhe eskorta. Këto mbrëmje kushtonin disa mijëra euro.
Aktakuzat janë firmosur nga gjyqtarja Chiara Valori kundër një organizate kriminale, që sipas hetmit, ka favorizuar dhe shfrytëzuar prostitucionin për pastrim parash.
Hetimet e bëra nga Policia Ekonomiko-Financiare e Milanos, siç shkruhet në një njoftim, kanë çuar në gjetjen e provave të konsiderueshme për të akuzuarit.
Prapa një kompanie që organizonte evente, me seli në Cinisello Balsamo, ishte ngritur biznesi i rekrutimit të femrave, mes tyre edhe eskorta të gatshme për të marrë pjesë në këto festa, duke ofruar shërbime të natyrës seksuale.
Femrat qëndronin në lokalet e së njëjtës selie të kësaj kompanie dhe më pas merreshin për të kaluar mbrëmjen me një klientelë të veçantë, e gatshme për të shpenzuar shifra të larta deri në mijëra euro. Bëhet fjalë për bisnezmenë dhe një numër të konsiderueshëm lojtarësh të Serie A.