Është luajtur ditën e sotme në Pallatin e Sportit “Arefi Berberi” në Pogradec, finalja e parë në volejboll për vajza mes Pogradecit dhe Tiranës.
Vajzat bardheblu kanë fituar “aktin e parë” të kësaj finaleje me rezultatin 3-1. Seti i parë ka qenë i luftuar, por në fund feston Tirana që fiton me rezultatin 25-22. Tirana fiton edhe setin e dytë me rezultatin 25-23. Pogradeci reagon dhe fiton setin e tretë me rezultatin 25-21. Tirana dominon setin e katërt, që e fiton me rezultatin 25-18 dhe gjithë takimin me rezultatin 3-1.
Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet më 24 prill në orën 18:00 në Pallatin e Sportit në Farkë.
Teilen: