Milani është në “pole position” për të nënshkruar me Leon Goretzkan, mesfushorin gjerman i cili do të largohet nga Bayerni i Mynihut këtë verë si lojtar i lirë.
Sky Sport e konfirmon këtë, duke theksuar edhe një herë se mesfushori është një kërkesë specifike nga trajneri Massimiliano Allegri.
Tekniku i Milanit po kërkon përforcime me përvojë dhe cilësi, dhe 31-vjeçari i përshtatet në mënyrë të përkryer këtij përshkrimi.
Teilen: