Wednesday, 22. April 2026
Sport

Rifillon ndeshja në Ferizaj me tribuna të zbrazëta

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Më shumë se dhjetë minuta ka zgjatur ndërprerja e ndeshjes kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 55-të pas hedhjes së gjësendeve në fushë.

Ka pasur gjuajtje të gjësendeve në fushë nga shikuesit në Ferizaj dhe nga këto gjuajtje është goditur, mbrojtësi i Llapit, Ilir Blakqori.

Rezultati aktual është baras, 0:0.

Ndeshja rifilloi vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga stadiumi ku po luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës në futboll.

Teilen: