Milan pritet të bëjë disa ndërhyrje në ekip gjatë merkatos së verës, një nga repartet që ka nevojë ma patjetër për prurje të reja është edhe mbrojtja. Një nga emrat që kuqezinjtë po ndjekin për të forcuar qendrën e mbrojtjes është Tiago Gabriel, bën të ditur gazetari Nicolo Schira.
Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Milanit kanë pasur kohët e fundit një takim kokë më kokë me përfaqësuesit e lojtarit. Vlera në treg e portugezit të Lecce-s është 30 milionë euro. Por, në rast se Lecce bie në Serie B dhe duke ditur që lojtari është nën kontratë deri në vitin 2027, atëherë vlera e çmimit të 21-vjeçarit mund të pësojë rënie drastike gjatë verës.
Ajo që e bën të vështirë situatën për Milan, është interesimi serioz nga dy klubet e Premier League si Nottingham dhe Brentford. Madje, Nottinhgam ofroi 20 milionë euro gjatë merkatos së janarit për Tiago Gabriel, por që u refuzua nga Lecce.